Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se janë duke inspektuar vazhdimisht në terren për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës.
Rama tha se edhe pse të gjitha kapacitetet e Komunës janë vënë në dispozicion, ende ka rrugë që paraqesin rrezik.
I pari i Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë vozitjes, teksa bëri të ditur se pastrimi i rrugëve do të vazhdojë.
Postimi i plotë:
Edhe pse të gjitha kapacitetet e Komunës janë vënë në dispozicion të pastrimit të borës, jemi duke inspektuar vazhdimisht në terren, dhe ende kemi rrugë që paraqesin rrezik. Ju bëj thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes duke vozitë ngadalë gjatë qarkullimit me vetura. Ndërkohë, pastrimi dhe hapja e rrugëve do të vazhdojë.