Kandidati për deputet nga PDK, Perparim Gruda, mbajti një tubim të madh në Fushë Kosovë, ku prezantoi programin e tij për zhvillimin e rajonit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.
Gruda para qytetarëve u shpreh se projekti i PDK-së, është projekti më i madh kombëtar që kemi pasur ndonjëherë.
“Në qoft se nuk zgjidhem deputet, nuk do të ndalem që të angazhohem sepse projekti i PDK-së është projekti më i madh kombëtar që kemi pasur ndonjëherë”, tha fillimisht Gruda.
Poashtu kandidati për deputet, nga radhët e PDK-së, u shpreh se projektet të cilat nuk kanë kaluar, nuk është faji i tyre, pasi tash e pesë vite janë në opozitë.
“Dhe krejt atë qka di, atë potencial që e posedoj e kam dhënë, në qoftë se unë nuk e kam realizuar është gabimi im, andaj edhe nëse keni hatërmbetje dikush për ndonjë projekt të caktuar ta dini se nuk janë të shkaktuar nga PDK-ja, sepse jemi pesë vite në opozitë, ne duhet ta kemi pushtin që të bëjmë më mirë”, tha kandidati për debutet Gruda në këtë takim. //Gazeta Papirus\\