Pas pjesës së parë të përfunduar me rezultatin 1 me 0, “të kuqtë” e Liverpool kanë një mision në pjesën e dytë, përmbysjen e sfidës ndaj austriakëve të LASK Linz dhe duket se një gjë e tillë ka ndodhur.
Vetëm 11 minuta pas nisjes së pjesës së dytë, “bomberi” uruguajan, Darwin Nunez gjen rrugën e rrjetës me anë të një 11-metërshi dhe vetëm 7 minuta më vonë, “fantazisti” kolumbian, Luis Diaz gjen rrugën e rrjetës, duke kompletuar përmbysjen ndaj austriakëve. Rezultati shkon në 1 me 2.