Një kamion është përmbysur në Rrugën e Kombit dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit. Raportohet se ngjarja është regjistruar në Fushë-Dukagjin dhe kamioni ishte i ngarkuar me lëndë drusore.
Kamioni ka prishur trafikndarësen dhe ka kaluar në anën tjetër të rrugës duke u përplasur edhe me pjesën anësore të shkëmbit.
Zjarrfikësit dhe një grup personash kanë mundur të nxjerrin trupin e pa jetë nga kamioni.
Aksidenti shkaktoi dhe bllokimin e rrugës dhe krijimin e radhëve kilometrike për më shumë se 30 minuta. /vizionplus/