Përleshjet mes të rinjve janë bërë incidente që ndodhin pothuajse për çdo ditë në vendin tonë. Të tilla raste shpeshherë eskalojnë edhe në përdorimin e armëve e mjeteve të forta. Kështu ka ndodhur para një ore në pompën e derivateve “Shell” në Gjakovë, raportoj Gazeta Sinjali.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një rast të therjes me thikë që ka ndodhur në këtë pompë, ku ka mbetur i plagosur një 40-vjeçar.
Sinjali mëson se viktima është derguar në këtë qendër për trajtim mjekësor, teksa pasi Policia është njoftuar për rastin, i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje momentale që palët kanë pasur mes vete.
Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e reja.