Katër nxënës janë rrahur mes vete paraditen e djeshme në Obiliq, pas një mosmarrëveshjeje verbale.
Në njoftimin e Policisë theksohet se si pasojë e rrahjes, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Teve1.info/