Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona pasi janë përleshur mes vete fizikisht duke shtenur edhe me armë.
Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 22:00 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë.
”
Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar të cilët si pasoj e një mosmarrëveshje të më hershme rreth një borxhi janë përleshur fizikisht në mes veti. Gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit kishte shtëne me armë zjarri dhe si pasojë e përleshjes të gjithë të dyshuarit dhe një dëshmitarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësorë”, njoftoj policia.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe si prova materiale lidhur me rastin kanë sekuestruar një pistoletë me 5 fishek dhe një gëzhojë fisheku. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.