Tre persona janë arrestuar në Ferizaj pas një mosmarrëveshjeje që ka përfunduar me përleshje fizike mes tyre, shkruan Gazeta Papirus.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të përfshirët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Pas intervistimit nga autoritetet, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./ Gazeta Papirus./