Policia në Malishevë ka arrestuar katër persona nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur fizikisht mes vete.
Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
/GazetaPapirus/