Policia e Kosovës e ka konfirmuar përleshjen e sotme në Prishtinë ku mbeti i therrur një person. Zëdhënësja për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka dhënë detaje për “Indeksonline”.
“Sot rreth orës 18:30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.
I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, u shpreh ajo.