Është përkujtuar sot në Vushtrri masakra e 22 majit të vitit 1999, kur forcat serbe vranë dhe masakruan 68 civil shqiptarë.
Për nder të të rënëve, homazhe por edhe akademi përkujtimore bën Komuna e Vushtrrisë.
Trupat e të vrarëve u gjetën më vonë në Batajnicë të Serbisë nga 2003-ta deri në vitin 2012.
Nga të vrarët në këtë masakër, vetëm trupi i një viktime nuk është gjetur ende.
Ndërsa, edhe pas kaq vitesh, askush nuk është dënuar për krimin e bërë. /Gazeta Papirus/
https://klankosova.tv/vushtrria-i-kujton-63-viktimat-e-masakres-se-22-majit-99-video/