Ivan Perisic karrierën pritet që ta vazhdojë në Premierligë.
Futbollisti kroat raportohet se është afër marrëveshjes për të kaluar te skuadra e Chelseat.
Sipas “The Sun”, Perisic ka zhvilluar një takim me zyrtarët e klubit londinez.
Mesfushori thuhet se është i hapur për t’u larguar nga Interi drejt Chelseat.
33-vjeçari te “Blutë” mund të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me “Nerazzurrët” skadon më 30 qershor të këtij viti.
Ivan Perisic deri më tani ka regjistruar 33 paraqitje me Interin në Serie A këtë sezon.
Ai ka shënuar shtatë gola dhe ka ndihmuar skuadrën me gjashtë asistime.