Përgjimet e publikuara sot implikojnë Mimoza Kusarin me ”bossat” e Listës Serbe. Aty, Kusari-Lila e konfirmon se ka komunikuar me bosin e veriu siç njihet, Milan Radojiçiq. Ky i fundit në listën e zezë të Amerikës.
Megjithatë, Kusari-Lila tenton ta zbusë pak këtë bisedë.
Slavko Simiq i thotë që “ti e dinë që të kam lidh me Milanin, keni bisedu 30-40 minuta”. E Kusari-Lila nuk e mohon, por ia kthen duke i thënë “dy tre minuta”.
BISEDA:
Slavko: “Ti e din që unë të kam lidhë me Millanin, keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje”
Mimoza: “Dy tre minuta”
Slavko: “Një herë keni bisedu gjatë, ku keni bisedu për energji në veri, a e mban mend”
Slavko: “Kemi provu me gjetë zgjedhje edhe me ndërtu një raporto partnerësh dhe cfarë ndodhi, njeri që marrim direkt instruksione, që e ka një diapazon të gjanë për secilin prej nesh, pa të cilin nuk mund të bëjmë asgjë… disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet me ndiku as Vuçiqi.”
Mimoza: “E kush është kryesori, Rakiq apo?”
Slavko: “Milani bre është kryesore, po cfarë Rakiqi, i cili është vec kryetar i Listës Serbe dhe anëtar i Qeverisë ama kur të vjen puna për me marrë vendime, për këtë sene nuk ka nevojë as me më pyet sepse t’i kam shpejgu kur kemi bisedu… Njeriu nuk e ka meritu aspa tretmanin që i është bërë, duke e futë në listën e ndalimit”
Mimoza: “Pse po më thua mua?”
Slavko: “Ti mu më ke thënë, ti mu më ke thënë që ki me folë me kryeministrin edhe që kryeministri ka me shiku se për çka bëhet fjalë që ka me folë edhe me ministren e Drejtësisë edhe me ministrin e Punëve të Brendshme, a është qishtu? Pastaj kur e kemi pasë situatën me zgjedhjet, vetëm po të kthej pak në retrospektivë… edhe ti e ki pamjen e gjanë asnjë palë zgjedhje nuk kishin me u ba në veri të vendit, mos t’ish kanë Millani edhe heqja e barrikadave, ai nuk është aspak person destruktiv për Kosovën…”
Slavko: “Ti e din që prej fillimit që e kemi pasë një raport partnerësh…, e tash ti mu po më pyet për këtë ligj kur na kena probleme më të mëdhaja.”
Mimoza: “E di Slavko ama tash krejt këto pika që janë në agjendë e ato nuk mund të hjekën nëse ne nuk votojmë ashtu siç kemi folë ose nëse qeveria nuk tërhiqet…”