Ka përfunduar takimi mes ambasadorit amerikan Jeff Hovenier dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Në takimin mes të dyve është biseduar për situatën në veri.
Duhet shtuar se ky takim është mbajtur me kërkesë të presidencës.
Në takimin mes Hovenierit dhe Osmanit, ka qenë i pranishëm edhe shefi i AKI’së, Petrit Ajeti.
Këtë takim, Hovenier e ka zhvilluar pas takimi që ambasadori amerikan e ka pasur me dy kryetarët e komunave veriore të Kosovës, atë të Zubin Potokut dhe Zveqanit.
Ndërsa kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut nuk kanë marrë pjesë.