Tashmë ka filluar takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me Komisionerin Evropian për Politikë të Jashtme Josep Borrell dhe të dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, në selinë e EEAS në Bruksel
Kujtojmë që paraprakisht, Borrell dhe Lajçak janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Pas kësaj, me Kurtin do të mbahet takimi i përbashkët mes Vuçiqit, Borrellit dhe Lajçakut.
Pas takimeve, Borrell do të mbajë një konferencë për media.