Ka përfunduar procesi i numërimit të votave dhe për Bashkinë e qytetit të Cërrikut.
Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste ka rreth dyfishin e votave që ka rivali i saj direkt në garë, Partia Demokratike, transmeton Gazeta Papirus.
Përkthyer në numër votash, PS ka marrë 7021 vota, PD 3433, Nisma Shqipëria Bëhet 724 vota, PSD 208 vota dhe Partia Mundësia 154 vota, raporton A2Cnn.