Ka përfunduar bastisja e shtëpisë së Gani Sopit në Prishtinë.
Sopi, ish-anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë edhe dëshmitar në Dhomat e Specializuara, ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se shtëpia e Sopit kishte katër orë që po bastisej nga EULEX-i.
Arsyet e kësaj bastisjeje akoma nuk dihen.