Një lokal në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë sot është përfshirë nga zjarri.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se në vend të ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe policia, ndërsa s’raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
“Sot rreth orës 09:30, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë një lokal në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Zjarri është lokalizuar, raportohet vetëm për dëme materiale”, tha ajo.