Sot rreth orës 03:30, një shtëpi është përfshirë nga flakët në rrugën “Musa Zajmi” në Gjakovë.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar, zëdhëndës polici për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku bëri të ditur se gjatë ndërhyrjes brenda shtëpisë është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli.
Elezaj, tha se trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor.
“Sot, rreth orës 03:30, kemi pranuar informatë për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musa Zajmi” në Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore dhe njësia e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë, me ç’rast edhe është lokalizuar zjarri. Gjatë ndërhyrjes, brenda shtëpisë është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha Elezaj për Indeksonline.
Ndërsa shtoi se aktualisht janë duke vazhduar hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti.