Përfitimet e ujit të pijshëm janë të shumta. Sipas ekspertëve, ky lëng jetik duhet të konsumohet rregullisht gjatë gjithë ditës për të ndihmuar trupin të funksionojë siç duhet.
Sipas rekomandimeve të ekspertëve, për të marrë përfitimet më të mëdha nga uji i pijshëm, është e nevojshme që burrat të konsumojnë rreth tre litra ujë në ditë dhe gratë rreth 2,7 litra.
Kjo do të balancojë trupin tuaj, megjithatë ky nuk është avantazhi i vetëm.
Përmirëson gjendjen e lëkurës
Ndër përfitimet kryesore të konsumit të ujit esëll në mëngjes është një përmirësim i dukshëm i lëkurës tuaj. Ai ndihmon duke larguar shpejt toksinat nga trupi dhe i jep lëkurës tuaj hidratimin që i nevojitet.
Hidraton trupin
Sipas ekspertëve, konsumi i ujit menjëherë pas zgjimit në mëngjes, ndihmon trupin të marrë të gjitha vetitë e këtij lëngu dhe të hidratohet.
Humbisni peshë më lehtë
Kjo ndodh sepse konsumi i ujit me stomakun bosh ose para çdo vakti, mund t’ju ndihmojë të përjetoni një ndjenjë më të madhe të ngopjes.
Gjithashtu, nëse pini ujë pasi zgjoheni, metabolizmi juaj do të përshpejtohet deri në 24%, gjë që do të përmirësojë procesin e tretjes.
Flokët do të shkëlqejnë
Uji përfaqëson 25% të peshës së flokëve, kështu që duke reduktuar konsumin e ujit flokët priren të bëhen delikate dhe të brishta.
Pini ujë në mëngjes dhe shihni se si ai përmirëson pamjen e flokëve tuaj në një kohë të shkurtër!
Parandalon gurët në veshka
Shkenca ka konfirmuar se pirja e ujit me stomakun bosh parandalon, në shumicën e rasteve, formimin e gurëve në veshka, pasi hollon acidet që shkaktojnë formimin e tyre.
Forcon sistemin imunitar
Konsumi i ujit do të ndihmojë të largoni toksinat nga stomaku dhe gjithashtu të gjeni një ekuilibër në sistemin limfatik.
Ky zakon do të bëjë që sistemi limfatik të jetë mjaftueshëm i fortë për të ndihmuar sistemin imunitar dhe për të parandaluar infeksionet e mundshme.
Zvogëlon urthin
Nëse vuani nga urthi dhe dispepsia kronike, mos hezitoni të pini ujë para çdo vakti, por sidomos pas zgjimit.
Këto dy shqetësime shkaktohen nga shtimi i acideve që grumbullohen në ezofag dhe uji do të ndihmojë në largimin e aciditetit dhe hollimin e tij në mënyrë natyrale në stomak.
Parandalon dhimbjen e lokës
Një nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes kronike të kokës është dehidrimi, prandaj konsumi i mjaftueshëm i ujit është këshilla e parë që jepet.
Eleminon toksinat
Pirja e ujit me stomakun bosh konsiderohet si një nga metodat më efektive për të eliminuar toksinat e tepërta në trup, veçanërisht nga zorrët.
Siguron qartësi mendore
Qartësia mendore pas zgjimit është një nga përfitimet e mëdha të pirjes së ujit në mëngjes.
Kjo pasi hidratimi i duhur shoqërohet me funksione dhe performancë më të madhe mendore.
Sasia minimale e ujit që rekomandohet për të pirë pas zgjimit në mëngjes është një gotë.