Faton Klinaku nga OVL e UÇK, ka thënë se i kanë bërë kërkesë për takim presidentes, Vjosa Osmani.
Kjo për shkak se veteranët nuk janë përfshirë në Pagën Minimale.
Veteranët të shtunën kanë protestuar kundër Qeverisë për këtë çështje.
”Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, sot i kanë dërguar kërkesë për takim zyrtar Presidentes së Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani Sadriu, lidhur me çështjen e miratimit nga Kuvendi i Kosovës, të ligjit për pagën minimale, me anë të të cilit janë përjashtuar veteranët e luftës së UÇK-së“, ka shkruar Klinaku