Mbrëmë rreth orës 03:30 pronari i kafenesë ” Internacional”, e cila gjendet në magjistralen Ferizaj –Shkup, ka denoncuar në Polici se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në parkingun e lokalit të tij.
Sinjali mëson se policia i është përgjigjur thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes ka kontaktuar me dëshmitarët si dhe ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur tri gëzhoja të pistoletës që dyshohet të jenë të kalibrit 7.62.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe njësitet e forenzikës, të cilën kanë bërë grumbullimin e provave me rëndësi për identifikimin e personit që kishte shtënë me armë.
Të gjitha veprimet janë ndërmarrë me urdhër të Prokurorit të Shtetit për të cilin është përgatitur raport i detajuar dhe pritet t’i dorëzohet në ditët në vijim, bëjnë me dije burimet e Sinjalit.