GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Për shkaqe sigurie prindërit e Marigona Osmanit largohen nga Kosova

30/05/2024
në Ballina, Kosovë, Kronika e zezë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Për shkaqe sigurie prindërit e Marigona Osmanit largohen nga Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

“Për shkaqe sigurie, familja e Marigona Osmanit janë larguar nga Kosova. Ata janë larguar më duket pasi Apeli e shpalli vendimin. Më shumë nuk kisha dashtë me fol”, ka deklaruar Gazmend Rexhepi, avokat i familjes së Marigona Osmanit

Avokati i familjes së Marigona Osmanit, ka thënë se prindërit e së ndjerës janë duke qëndruar jashtë Kosovës për shkaqe sigurie.

Rexhepi për Dukagjinin ka thënë se ata u larguan nga Kosova pas nisjes së rigjykimit ndaj të akuzuarve, Dardan Krivaçës e Arbër Sejdiut, të dënuar nga Themelorja për vrasjen e Marigona Osmanit më 2021.

“Për shkaqe sigurie, familja e Marigona Osmanit janë larguar nga Kosova. Ata janë larguar më duket pasi Apeli e shpalli vendimin. Më shumë nuk kisha dashtë me fol”, ka deklaruar Rexhepi.

Ndryshe, Gjykata e Apelit e ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt kundër Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, që ishin dënuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, duke e kthyer rastin në rigjykim.

Në gusht të vitit 2023, Krivaqa ishte dënuar me burgim të përjashtëm për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërkaq Sejdiu ishte dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës “vrasje e rëndë”.

Por, Gjykata e Apelit, me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe të mbrojtjes së dy të akuzuarve, e kishte kthyer çështjen në rigjykim.

18-vjeçarja Marigona Osmani ishte vrarë në gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaça.

Në aktgjykimin e Themelores qe theksuar se Krivaça, më 21 e 22 gusht të dy vjetëve më parë, për motive të xhelozisë e me vetëdije, ka ushtruar dhunë ekstreme ndaj së ndjerës Osmani, me të cilën po bashkëjetonte në banesën e tij.

Dhe se për dy ditë radhazi, ai me një shkop druri e kishte goditur viktimën vazhdimisht në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar dhimbje të mëdha fizike e psikike, të cilat është konstatuar se ia kanë shkaktuar vdekjen.

Dy të akuzuarit qenë liruar nga akuza për dhunim, pasi gjykata nuk kishte arritur që ta konstatojë dhunimin me asnjë provë.

Familjarët e viktimës ishin ankuar se dënimi i Sejdiut ishte i ulët.

Rasti pati tronditur opinionin publik.

Tags: Vrasja e Marigona Osmanit
ShareTweetShare
Previous Post

“Kapja e jo liria e mediave” – PDK-ja akuzon pushtetin

Next Post

Dita e Dëshmorëve dhe Martirëve të Deçanit

Next Post
Dita e Dëshmorëve dhe Martirëve të Deçanit

Dita e Dëshmorëve dhe Martirëve të Deçanit

Lajmet e fundit

Haki Abazi thotë se po bëhet fushatë elektorale me Kancer

Abazi: Kurti është njeriu më toksik i mundshëm, afër i rrinë vetëm servilët

23/05/2025
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

23/05/2025
Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë

Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë

23/05/2025
Njësia e aviacionit të ShBA-së, Zvicrës dhe Hungarisë në KFOR kryejnë fluturime në gjithë Kosovën

Njësia e aviacionit të ShBA-së, Zvicrës dhe Hungarisë në KFOR kryejnë fluturime në gjithë Kosovën

23/05/2025
Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Zeka sjellë detaje se si u përgatit Halit Sahitaj kundër UÇK-së

23/05/2025
Lushtaku dhe Musliu nderojnë dëshmorët dhe martirët e familjeve Jakupi e Asllani

Lushtaku dhe Musliu nderojnë dëshmorët dhe martirët e familjeve Jakupi e Asllani

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Haki Abazi thotë se po bëhet fushatë elektorale me Kancer

Abazi: Kurti është njeriu më toksik i mundshëm, afër i rrinë vetëm servilët

23/05/2025
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

23/05/2025
Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë

Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.