Një kishë ortodokse ruse është shkatërruar në një sulm me bombardime të urdhëruara nga Moska, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Ndërtesa fetare, e cila ishte pjesë e komunitetit të Patriarkales së Moskës, u godit ndërsa vendi festonte Pashkët Ortodokse gjatë fundjavës, shkruan Skynews.
“As festa më e madhe e krishterë, as fakti që kisha ishte pjesë e komunitetit të Patriarkales së Moskës nuk i penguan terroristët”, tha autoriteti.