Për pak sa nuk janë rrahur Abelard Tahiri e Salih Zyba, teksa po votoheshin dy gjyqtarët.
Menjëherë u çuan edhe deputetët e tjerë, por nuk përfundoi tamam me rrahje.
Deputetët e opozitës edhe pas pauzës kanë vazhduar me fishkëllima e goditje të tavolinave, si shenjë proteste pse s’po votohet Komisioni Hetimor për rrymën.