Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar të dhënat për numrin e kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve. Në muajin janar 2023 janë regjistruar gjithsej 1 988 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 156 raste.
Po ashtu ASK i ka publikuar edhe të dhënat për numrin e lindjeve dhe vdekjeve. Sipas raportit , në muajin janar janë regjistruar 2 111 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1079 lindje janë meshkuj dhe 1032 lindje janë femra.
Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 960 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 519 janë meshkuj dhe 441 janë femra.