Gazeta Papirus merr vesh se Musliu me 24 maj 2023 është arrestuar në Serbi, pasi ai kishte në veturën e tij flamurin kuq e zi.
Lajmin për Gazeta Papirus e ka konfirumuar edhe kryetari i degës së PDK-së në Kiel të Gjermanisë, Ndue Gjini.
Gjini për Gazeta Papirus ka thënë se Rrahim Musliu ishin nisur për Kosovë bashkë me gruan e tij gjermane, ku është ndalur në Serbi dhe është arrestuar. Sipas Gjinit, mërgimtari Musliu është arrestuar dhe po mbahet nën paraburgim për 30 ditë, ndërsa gruaja e tij gjermane është liruar që të vazhdoj tutje.
(Mërgimtari i arrestuar në fotografinë më poshtë është me bluzë të kuqe)
Gazeta Papirus ka provuar të marr informacion edhe nga Ministria e Punëve të Jashte dhe të Diasporës të Republikës së Kosovës, por nga kjo ministri kanë thënë se në momentin që kanë ndonjë informacion të tillë për këtë person të arrestuar do të dërgojnë përgjigjie në drejtim të redaksisë së Gazeta Papirus.
Ndryshe, Gazeta Papirus ka siguruar edhe dokumentet nga avokati i tij/Gazeta Papirus/