Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka njoftuar se ky shtet do të rikthehet në krye të Komandës së Forcës Paqeruajtëse në Kosovë (KFOR), duke marrë përsipër drejtimin për një periudhë njëvjeçare, që nga tetori i këtij viti.
Sipas njoftimit të lëshuar, Turqia do ta ketë komandën e misionit të udhëhequr nga NATO për herë të dytë, pasi e kishte udhëhequr edhe gjatë periudhës tetor 2023 – tetor 2024.
“Vendi ynë, i cili e ka kryer me sukses detyrën e Komandës së Forcës Paqeruajtëse në Kosovë (KFOR) gjatë periudhës tetor 2023–2024, do ta marrë përsëri këtë detyrë për një vit duke filluar nga tetori i vitit 2025”, thuhet në njoftim.
Turqia për herë të parë mori drejtimin e këtij misioni ndërkombëtar paqeruajtës në Kosovë në tetor të vitit 2023.