GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Për deklaratat e Vulinit për Reçakun reaguan SHBA, BE- e Walker, por jo edhe presidentja e kryeministri

10/12/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Për deklaratat e Vulinit për Reçakun reaguan SHBA, BE- e Walker, por jo edhe presidentja e kryeministri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, kanë zgjedhur heshtjen drejt deklaratave të ministrit mëtanë kufiri për mohimin e ekzistencës së masakrës në Reçak, ku u vranë 45 civilë shqiptarë.

Departamenti Amerikan i Shtetit përgjatë mbrëmjes së të premtes deklaroi se masakra e Reçakut është e mirë-faktuar dhe se glorifikimi i krimeve të luftës çnderon viktimat.

“Mizoritë që ndodhën në Reçak në janar 1999, përfshirë masakrën ndaj civilëve, janë të mirë-dokumentuara. Mohimi i këtyre fakteve themelore dhe glorifikimi i krimeve të luftës sjell dhimbje për të mbijetuarit, çnderon viktimat dhe përjetëson ndarjet e vazhdueshme që vazhdojnë të pengojnë pajtimin e qëndrueshëm, paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor”, deklaruan ata për lajmi.net.

Zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se Masakra e Reçakut nuk mund të mohohet, dhe as nuk duhet të modifikohet ajo që ndodhi në këtë fshat të Kosovës më 1999.

“Ajo që ndodhi në Reçak të Kosovës dhe mizoritë e kryera atje në janar të vitit 1999 janë të dokumentuara mirë”, tha Stano për Radion Evropa e Lirë.

Këto komente ai i bëri pasi Vulin e quajti dy herë “gënjeshtër të madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm” vrasjen e civilëve shqiptarë në Reçak.

Ish-diplomati amerikan, William Walker, deklaroi se përpjekja e zyrtarëve në Serbi për ta prezantuar masakrën e Reçakut si një ngjarje të trilluar, bëhet për shkak se disa zyrtarë aktualë në Beograd kanë qenë të përfshirë në krime kundër popullatës civile në Kosovë.

“Disa nga njerëzit që sot janë duke e propaganduar [masakrën e Reçakut] si ‘një gënjeshtër të madhe’, kanë qenë në fakt të përfshirë në fshehjen e saj që nga fillimi. Mendoj se presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq, është shembull shumë i mirë. Ai ka qenë ministër i Informimit në kohën e Sllobodan Millosheviqit. Ai ka qenë pjesëmarrës në vendimmarrjen e asaj kohe”, deklaroi ai.

“Ai [Aleksandar Vuçiq] ka qenë i përfshirë që nga fillimi në përpjekjen për të mbrojtur të pambrojturën, e që është fakti se forcat e sigurisë së Serbisë nuk kanë qenë të përfshira në vetëm atë që ka ndodhur në Reçak, por kanë qenë të përfshira në shumë masakra dhe krime kundër njerëzimit”, tha tutje Walker.

Megjithatë, këto deklarata nuk çuan peshë tek kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani, si dhe kabineti i qeverisë, të cilët njëzëri qëndruan të heshtur karshi zhvillimeve për masakrën në Reçak

Tags: reqaku
ShareTweetShare
Previous Post

Diplomatë e ekspertë të sigurisë paralajmërojnë emra të tjerë politikanësh e biznesmenësh nga Kosova në listën e zezë të SHBA-së

Next Post

Jasharaj nga SBASHK: Qeveria do ‘skuqej’ nëse e sheh si jetojnë profesorët

Next Post
Jasharaj nga SBASHK: Qeveria do ‘skuqej’ nëse e sheh si jetojnë profesorët

Jasharaj nga SBASHK: Qeveria do ‘skuqej’ nëse e sheh si jetojnë profesorët

Lajmet e fundit

Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

23/05/2025
Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

23/05/2025
Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

23/05/2025
CNN vjen në Kosovë, hapet kanali 24 orë i lajmeve

CNN vjen në Kosovë, hapet kanali 24 orë i lajmeve

23/05/2025
Opozita serbe: Kallas ka refuzuar të fotografohet me Vuçiqin

Opozita serbe: Kallas ka refuzuar të fotografohet me Vuçiqin

23/05/2025
Gërvalla bëhet sikur VV s’ka lidhje me krizën: Situatë e papranueshme, deputetët të votojnë për zhbllokim

Gërvalla bëhet sikur VV s’ka lidhje me krizën: Situatë e papranueshme, deputetët të votojnë për zhbllokim

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

23/05/2025
Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

23/05/2025
Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.