Policia e Kosovës ka zhvilluar sot tri aksione në lokacione të ndryshme, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe arrestimin e Ridvan Muharremit, i cili është pronar i restorantit “Bukë e Zemër”.
Të tre këta janë të dyshuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore të Kosovës, shkruan Klan Kosova.
Këto arrestime erdhën pas publikimit të disa incizimeve nga Gazeta Nacionale, ku një zyrtar i MINT, që udhëhiqet nga ministrja Rozeta Hajdari, denoncon keqpërdorimet e dyshuara me grurin e rezervave shtetërore.