Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore
janë ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër dyzetegjashtë (46) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar shtatë (7) persona, si janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit për shtatë (7) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona.
Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave. Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arresti shtëpiak, kundër një (1) personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.