Nga Blloku Anti-Kapitalist, Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist kanë protestuar për nder të 1 Majit, Ditës së Punëtorëve.
Protesta ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti”, derisa më pas kanë vazhduar te Inspektorati i Punës.
Motoja e protestës së tyre ishte “Prej nalt s’bijnë paret, bijnë punëtorët”, si edhe “Puna e pa paguar e grave, e mbanë shtetin”.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme ka protestuar edhe Federata Sindikale e Punëtorëve në Sektorin Privat.
Pjesë e kësaj protestë kanë qenë edhe udhëheqësit e shoqatave sindikale në komunën e Prishtinës.
Protesta ka filluar me një minutë heshtje për punëtorët që vdiqën aksidentalisht në vendet e tyre të punës.