Pensionohet nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, gjeneralbrigade Xhevahir Geci.
Këtë njoftim e ka bërë gjeneral Geci në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka njoftuar se ditën e premte 21 janar 2022 me fillim në ora 11:00, do të organizohet ceremonia ushtarake me rastin e pensionimit të tij në Kazermën ushtarake “Evropianët e Rijnë” në Pomazetin.
Përndryshe gjeneral Xhevahir Geci është ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesë e drejtuese e TMK-së dhe FSK-së.