Pensionistët ankohen për pensione të vogla në kohën e shtrenjtimit të çmimeve.
Bisedat në mes miqsh këtu janë të përditshme.
Për ta plakur ditën, trokëllimat e këpucëve e shpiejnë pikërisht në kafene, vendi ku qahen hallet me miq të tjerë.
Pos llafeve të përditshme, në bisedat e tyre nuk mungojnë as ankesat.
Vendimi për mosvazhdimin e pagesave shtesë për pensionistët po ngjall pakënaqësi te këta të fundit.
Ankesa për të ardhura të pakta pensionale kanë edhe pensionistë të tjerë, e të cilët kërkojnë ndryshim të gjendjes.
T7 kërkoi përgjigje nga Ministria e Financave në lidhje me këto ankesa, por të njëjtit ishin të paqasshëm.