V. Sh. nga Peja është gjetur fajtor nga Gjykata, pasi i njëjti e kishte rrahur gruan e tij D. D. në shtëpinë e prindërve të saj derisa ishin në një aheng familjar.
Dosja e Gjykatës sqaron se deri te rrahja kishte ardhur pasi i akuzuari më 13.10.2022i kishte shpenzuar 35 euro që nëna e viktimës jua kishte dhënë çiftit për t`i blerë qumësht fëmijës së tyre.
“Ditën kritike pas një fjalosje verbale që kishin pasur në mes veti (për shkak se ditën kritike derisa ishin në një aheng familjar në shtëpinë e të dëmtuarës, nëna e saj i’a jap 35 euro të pandehurit, i cili i kishte shpenzuar, dhe kur e dëmtuara kërkon që me atë të holla me i ble qumësht djalit të vogël, aty kishte filluar problemi) ku i pandehuri fillon e godet të dëmtuarën të cilës i shkakton lëndime trupore”, thuhet në dosjen e Gjykatës.
Gjykata e Pejës të akuzuarin V.Sh. e ka dënuar me gjobë prej 600 eurosh, pasi i njëjti u gjet fajtor për lëndim të lehtë trupor ndaj bashkëshortes së tij.
Në dosjen e Gjykatës së datës 09. 03. 2023, theksohet se i pandehuri V. Sh. e pranon fajësinë e veprës penale e cila i vihej në barrë, ndihet i penduar dhe premton se në të ardhmen nuk do të përsërisë vepra tjera penale.
Siç theksohet në dosjen e gjykatës, fakti që i akuzuari ishte hera e parë që binte ndesh me ligjin, është i moshës së re – 21 vjeçar, janë disa nga rrethanat lehtësuese me rastin shqiptimit të dënimit ndaj tij.