Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Peci para vazhdimit të seancës konstituive, ka theksuar se Kryetari i Kuvendit me Kushtetutë i takon Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai tha se sa i përket emrit do të vazhdoj të jetë ai i Albulena Haxhiut, por që sipas tij partitë tjera nuk e kanë problemin me emrin më.
“Është e rëndësishme vullnet i i plotë i gjithësecilit, dhe kjo është votimi i fshehtë. Ajo që dihet deri sot, siç ka thënë Kurti, kryeaparlamentari i takon Vetëvendosjes, është e definume me Kushtetutë”, tha ai para gazetarëve.
“Negociatat Kurti synon ti ketë me qeverinë e ardhshme, por jo për Kuvendin”, shtoi ai.
“Sa i përket emrit çështja është se nuk është problem emri. Partitë politike, si Hykmete Bajrami, kanë thënë se nuk e votojnë askënd na VV”, shtoi ai./ GAZETA PAPIRUS/