Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se punimi i tokës mund të shihet si veprim patriotik, raporton Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur në konferencën e përbashkët për medie me kryeministrin Albin Kurti, ku u bë e ditur se shteti do të ndajë 50 milionë euro subvencionim për bujqit në Kosovë.
“Nuk kemi qëndruar duarkryq karshi rritjes së çmimeve të inputeve bujqësore, përkrahja do të jetë substanciale, vetëm në kategorinë e subvencionimit kemi 50 milionë euro falë Qeverisë. Punimi i tokës mund të shihet si veprim patriotik”, tha Peci.
“Grurin e kemi gjetur me 150 euro ndërsa ne e kemi rritur në 474 euro për hektarë. Subvencionimi i këtyre do ndihmojë edhe në rezerva shtetërore. Së shpejti do dalim edhe me thirrjen e granteve”, ka thënë Peci.