Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka publikuar në Facebook pamjet e disa lokaleve afariste në qendër të Prishtinës, që thotë se janë pronë e Ministrisë që ai udhëheq dhe që rasti është denoncuar prej 7 muajsh.
Ai ka thënë se në ato po ushtrohet veprimtari kundërligjshëm dhe përpos që janë deponuar në polici e prokurori, për rastin thotë se është i njoftuar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se do t’i lirojë objektet përmes një aksioni të inspektoriatit, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.
“Janë bërë më shumë se 7 muaj prej që kemi denoncuar dhe ofruar të gjitha faktet e poseduara se lokale afariste në zemër të Prishtinës, janë pronë e Ministrisë së Bujqësisë.
Veprimtari që ushtrohet kundërligjshëm sepse ska se si të jetë ndryshe kur edhe kundërligjshëm janë ndërtuar e po në atë mënyrë vazhdojnë të funksionojnë.”,shkroi Peci në një postim në Facebook. /Gazeta Papirus/