Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka nënshkruar sot programin për pagesa direkte, subvencione të vitit 2022.
Krahas kësaj, ministri premton përkrahje të vazhdueshme për bujqit.
“Sot nënshkruajta Programin për Pagesa Direkte 2022 / Subvencione.
Rritjes së çmimeve të inputeve bujqësore i kundërpërgjigjemi me rritje enorme të përkrahjes për bujqit tanë.
Përkrahja do të jetë substanciale për shumicën e produkteve e posaçërisht për produktet strategjike për siguri kombëtare siç janë drithërat respektivisht gruri, mandej perimet, kulturat pemëtare e të tjera.
Gjatë javës së ardhshme do të shpalosim në detaje Programin dhe Pakon gjithëpërfshirëse të veprimeve qeveritare në mbështetje të sektorit të bujqësisë.
Nga ana tjetër, Programi për Zhvillim Rural 2022 / Grante, do të aprovohet pas dy javëve” shkruan Peci në njoftim.