Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka folur për subvencionimin e bujqve ,ai nder të tjera ka shkruar.
Statusi i tij :
Këtë vit do të ketë rritje të subvencionimit për shumicën e kulturave bujqësore mirëpo rritjen më të madhe do ta kenë perimet me 100% nga sa ishte vlera e subvencionimit kur morëm udhëheqjen e Ministrisë së Bujqësisë, duke parë potencialin për zhvillimin e mëtutjeshëm të perimtarisë dhe duke krahasuar me importet e prodhimeve bujqësore që hyjnë në Kosovë çdo vit.
?Jemi në finalizim të Programit për Pagesa Direkte – Subvencione 2022 dhe Programit për Zhvillim Rural – Grante. Njëherit synojmë që përmes masave përkatëse të mundësojmë si ngritjen e pikave të reja grumbulluese ashtu edhe ngritjen e kapaciteteve të tyre. Gjithashtu do të ndërmarrim një varg veprimesh tjera që lehtësojnë aktivitetet bujqësore.
?Nga ana tjetër, këtë vit do të subvencionojmë 75% të vlerës së Primit të Sigurimit. Subvencionimi i Primit të Sigurimit bëhet për kulturën e mollës, qershisë, misrit, fasules, dardhës, specit, kumbullës, mjedrës, vishnjes, dredhëzës, arrës, rrushit si dhe për primin e sigurimit tradicional bujqësor te kultura e mollës – pemishte intenzive, specit – kultivimi intenziv dhe rrushit të verës.
?Bujku nuk do të presë për kompenzim sic ka pritur rëndom por do paguajë vetëm pjesën e tij pasi që MBPZHR do të kryejë pagesën drejtëpërdrejtë me kompanitë e sigurimit.
Afër prodhuesve vendorë!?
/Gazeta Papirus/