GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

PDK: Rruga evropiane e Kosovës ka stagnuar, humbëm rastin për anëtarësim në KiE

16/05/2025
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
PDK: Rruga evropiane e Kosovës ka stagnuar, humbëm rastin për anëtarësim në KiE
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se rruga evropiane e Kosovës ka stagnuar, pasi para dy ditësh vendi ynë humbi rastin për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës (KiE), për herë të dytë rresht.

Musliu-Shoshi, në një konferencë për media, theksoi se ky moment kyç që do t’i hapte rrugë forcimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar u humb për shkak të veprimeve të papërgjegjshme dhe arrogante të Qeverisë Kurti.

“Rruga evropiane e Kosovës jo vetëm që ka stagnuar, ajo ka marrë tatëpjetën. Vetëm para dy ditësh, me keqardhje të madhe, pamë si Kosova humbi edhe një rast të artë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Ju e dini se për vite me radhë është bërë një punë e madhe për anëtarësimin e vendit tonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare”, shtoi ajo.

Deputetja e PDK-së shprehu keqardhje që këto ditë, kur të gjithë liderët evropianë janë mbledhur në Tiranë për të diskutuar për të ardhmen e kontinentit, Kosovës të gjithë pa përjashtim kanë vendosur t’i vënë sanksione politike.

Sipas saj, kjo është një katastrofë politike si shkak i një qeverie të dobët, anemike, pa plan dhe pa vizion.

“Kosova po humb qindra milionë euro ndihmë e mbështetje nga Bashkimi Evropian. E gjithë kjo, si pasojë e izolimit ndërkombëtar që i është shkaktuar vendit nga një qeveri që nuk kupton dialogun, bashkëpunimin dhe përgjegjësinë. Në planin e njohjeve ndërkombëtare, Kosova ka stagnuar plotësisht. Jo vetëm që nuk ka pasur njohje të reja, por nuk ka pasur as përpjekje serioze për to. Ministria e Punëve të Jashtme është kthyer në një sektor të paralizuar nga diletantizmt”, tha ajo.

PDK e konsideron të papranueshme, të jashtëligjshme dhe shpërdorim të votës së qytetarëve bllokadën institucionale.

“Tani jemi dëshmitarë të një situate absurde: më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, kjo qeveri ka marrë peng institucionet e vendit. Ka bllokuar formimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së re, duke e çuar vendin drejt një krize të thellë kushtetuese dhe institucionale”, theksoi Musliu-Shoshi.

Musliu-Shoshi tha se është koha që Kosova të ketë një qeveri që punon për qytetarët dhe që është e aftë ta kthejë vendin në binarët e duhur drejt integrimit euroatlantik, zhvillimit ekonomik dhe forcimit të shtetësisë sonë.

“Mjaft është mjaft. Bllokada politike po shkakton pasoja të mëdha në jetën e qytetarëve tanë dhe në ecurinë e shtetit tonë. PDK ka kontribuar në zgjidhje – të cilën fatkeqësisht ky pushtet i paligjshëm po refuzon ta dëgjojë. Çdo vonesë po i kushton Kosovës. Sot Këshilli i Evropës, nesër fondet ndërkombëtare, pasnesër diçka tjetër, akoma më e madhe”, ka përfunduar deputetja e PDK-së./GAZETA PAPIRUS/

Tags: anetaresim ne KiEAriana Musliu-Shoshihumbje e rastitkosovapdkRruga Evropiane
ShareTweetShare
Previous Post

Përfundon takimi SHBA-Ukrainë-Turqi, Rubio: Vrasjet duhet të ndalen

Next Post

Arrestohet një 23-vjeçar në Bob të Kaçanikut, kërkohej nga Gjykata

Next Post
Arrestohet një 23-vjeçar në Bob të Kaçanikut, kërkohej nga Gjykata

Arrestohet një 23-vjeçar në Bob të Kaçanikut, kërkohej nga Gjykata

Lajmet e fundit

Themelorja konfirmon aktakuzën për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Themelorja konfirmon aktakuzën për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

16/05/2025
Rukiqi: Rruga e vetme për zgjedhje, dorëheqja e Kurtit

Rukiqi: Gëzohemi që samiti po mbahet në Tiranë, por brengosëse që Kosova është në izolim të madh ndërkombëtar

16/05/2025
‘‘Gjeni dallimin’’, Hoxha e PDK-së krahason ngjarjet e Kurtit dhe të Ramës sot: Zgjerimi i BE’së?

‘‘Gjeni dallimin’’, Hoxha e PDK-së krahason ngjarjet e Kurtit dhe të Ramës sot: Zgjerimi i BE’së?

16/05/2025
Kurti: Në katër vitet e qeverisjes sonë punësimi u shtua duke arritur rritjen më të madhe ndonjëherë!

Kurti: Në katër vitet e qeverisjes sonë punësimi u shtua duke arritur rritjen më të madhe ndonjëherë!

16/05/2025
Për herë të parë jashtë parlamentit që nga 1992-shi, reagon Pandeli Majko: “Faleminderit”

Për herë të parë jashtë parlamentit që nga 1992-shi, reagon Pandeli Majko: “Faleminderit”

16/05/2025
Nga Ferizaj në Grenoble: Rruga e jashtëzakonshme e Endoren Selimit drejt botës së modës

Nga Ferizaj në Grenoble: Rruga e jashtëzakonshme e Endoren Selimit drejt botës së modës

16/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Themelorja konfirmon aktakuzën për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Themelorja konfirmon aktakuzën për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

16/05/2025
Rukiqi: Rruga e vetme për zgjedhje, dorëheqja e Kurtit

Rukiqi: Gëzohemi që samiti po mbahet në Tiranë, por brengosëse që Kosova është në izolim të madh ndërkombëtar

16/05/2025
‘‘Gjeni dallimin’’, Hoxha e PDK-së krahason ngjarjet e Kurtit dhe të Ramës sot: Zgjerimi i BE’së?

‘‘Gjeni dallimin’’, Hoxha e PDK-së krahason ngjarjet e Kurtit dhe të Ramës sot: Zgjerimi i BE’së?

16/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.