Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ftoi partitë që nuk kishin propozuar anëtar për komision gjatë seancës së kaluar, por mori përgjigje të njëjtë.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka lutur kryesuesin e seancës që mos ta kthejë Kuvendin në cirk.
“Mos lejoni të dirigjoneheni nga partia”, ka thënë Krasniqi.
Seanca u shty për të hënën në orën 10:00./Gazeta Papirus/