GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

PDK kërkon “votimin e menjëhershëm” të projektligjit për pensionet e zyrtarëve policorë

14/12/2022
në Ballina, Ekskluzive, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
PDK kërkon “votimin e menjëhershëm” të projektligjit për pensionet e zyrtarëve policorë
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Rashit Qalaj, në një konferencë për media kanë kërkuar votimin e projektligjit për pensionet e zyrtarëve policorë.

Musliu tha bojkotimi i këtij projektligji nga ana e partisë në pushtet po ndodh sepse këtë projektligj e ka hartuar PDK.

“Sot përmes kësaj konference kemi dalë që ta shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me dështimin tri herë radhazi të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për të proceduar me Projektligjin Nr.08/L-160 që rregullon Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore. Që nga 17 Nëntori 2022, me bojkotimin e Lëvizjes Vetëvendosje në tri mbledhje radhazi është pamundësuar kuorumi që të votohet në parim ky projektligj dhe ti dërgohet seancës. Ky bojkotim i partisë në pushtet erdhi vetëm nga inati se këtë projektligj për Policinë e Kosovës e ka hartuar Partia Demokratike e Kosovës”, tha ajo.

“Përmes tij, do të rregullohen dhe përcaktohen kushtet dhe kriteret për garantimin e pensioneve, llojet e pensioneve, si dhe përcakton kategorizimin e pensioneve për pensionin për zyrtarët policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore dhe familjarët e tyre. Me këtë Projektligj janë propozuar katër lloje të pensioneve dhe atë: Pensioni i rregullt, invalidor, familjar dhe vullnetar”, tha ajo.

Kurajo dhe angazhimi që ata kanë treguar së fundmi është tregues i qartë se ne kemi zyrtarë të gatshëm për të garantuar funksionimin e shtetit ligjor në tërë territorin tonë. Por, gjithçka që u duhet është mbështetja e parezervë e Qeverisë së Kosovës ndaj tyre. Mosplotësimi i tërësishëm i nevojave dhe kërkesave të Policisë së Kosovës deri më tani është shqetësues. Ne kërkojmë që urgjentisht dhe pa vonesa, Qeveria të siguroj gjithçka që duhet, që policët tanë të kenë kushtet e nevojshme për të zbatuar rendin dhe ligjin në pjesën veriore të Kosovës”, theksoi Musliu.

Ndërsa, deputeti Rashit Qalaj tha se PDK do të insistojë që ky projektligj të kalojë.

“Ky ligj t’i mundësojë Policisë së Kosovë që t’i rris kapacitetet operacionale të saj gjithmonë duke pasur në konsideratë që policët e Kosovës që janë në moshë të shtyrë dhe ata me sëmundje të rënda të dalin sa më shpejtë në pension, ta kenë një pension të dinjitetshëm dhe gradualisht me pensionimin e tyre të rekrutohen gjenerata të reja të kadetëve policorë në Policinë e Kosovës”, tha Qalaj.

“Përveç Ligjit për Pensionim të Parakohshëm të mendojë urgjentisht për sigurimin jetësor dhe sigurimin shëndetësor, gjithmonë duke pasur parasysh gjendjen që e kemi sot, angazhimin e Policisë sidomos në komunat veriore të vendit, angazhimin e tyre me orar të zgjatur dhe në kushte shumë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e tyre”, theksoi Qalaj.

Tags: pdk
ShareTweetShare
Previous Post

Jep dorëheqje kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci

Next Post

Edita Tahiri: Escobari e heshti Kurtin

Next Post
Edita Tahiri: Escobari e heshti Kurtin

Edita Tahiri: Escobari e heshti Kurtin

Lajmet e fundit

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

24/05/2025
Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

24/05/2025
A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

24/05/2025
Clark e Bildt druhen për sigurinë e Kosovës

Clark e Bildt druhen për sigurinë e Kosovës

24/05/2025
Profesionistët kritikojnë MSh-në: Plot barnatore, pak barna e farmacistë

Profesionistët kritikojnë MSh-në: Plot barnatore, pak barna e farmacistë

24/05/2025
Kurti dënon sulmin ndaj U.D të drejtorit të QKUK-së

Kriza politike: A i përçau Kurti edhe pakicat joserbe?

24/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

24/05/2025
Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

24/05/2025
A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

24/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.