Partia Demokratike e Kosovës ka falënderuar anëtarët, simpatizantët dhe përkrahësit e saj për votën që ia kanë dhënë kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Përmes një njoftimi të postar në profilin e kësaj partie në “Facebook”, PDK-ja ka vlerësuar se rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit është pasqyrë dhe shembull i nivelit të lartë të demokracisë në vend.
Njoftimi i plotë i PDK-së:
Të nderuar anëtarë, simpatizantë dhe përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës,
Faleminderit për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme. Faleminderit mijëra herë për secilën votë tuajën, për besimin e dhënë.
Rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit janë pasqyrë dhe shembull i nivelit të lartë të demokracisë në vend.
Votën tuaj, PDK do ta arsyetojë me punë dhe angazhim në të mirë të qytetarëve të Kosovës