Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosvoës, Vlora Çitaku, i është përgjigjur sfidës së VV-së për zgjedhje.
Përmes një postimi në Facebook ka shkruar se partia në pushtet është në panik, derisa ka deklaruar se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje.
“Thjeshtëzime banale, propagandë e ultë e mbushur me gënjeshtra, populizma. Ujë në mulli të Vuçiqit po dërgon vetë Albin Kurti, me qasjen e tij avantureske e të papërgjegjshme”, ka shkruar ajo.
Ajo ka pyetur se interes i kujt, pos i Serbisë, është armiqësimi i Kosovës me aleatët e Kosovës.
“Interes i kujt është pushtimi i mediave botërore me tituj që e përshkruajnë Kosovën si vatër krize, të polarizuar nga brenda, dhe të armiqësuar me aleatë?”, ka pyetur ajo.
Ndërkohë për zgjedhje të reja ajo ka thënë se janë gati që sot.
“Mos u tutni”, ka shkruar ajo.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se “pushteti i sanksionuar i Albinit tashmë ka hyrë në një fazë të re paniku. Sot e paska publiku një video duke e sulmuar opozitën, që dëshmon më së miri se kanë edhe frikë pikërisht nga kjo opozitë. Shumë shpejtë do t’ju përcjellim; disa në shtëpia e disa në burgje”.