GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

PDK-ja dhe LDK-ja për Asociacionin: Do ta rishkruajmë një draft me amerikanët

23/05/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
PDK-ja dhe LDK-ja për Asociacionin: Do ta rishkruajmë një draft me amerikanët
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë qartësuar qëndrimin e tyre për draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Liderët e këtyre dy partive politike opozitare kanë bërë me dije se as ata nëse vijnë në pushtet nuk do ta dërgojnë draftin aktual të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese, ashtu siç po kërkon SHBA-ja dhe BE-ja.

Mameli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku kanë treguar se ata do të rishkruajnë një draft të ri në koordinim me aleatët, raporton Nacionale.

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se një gjë të tillë do ta bënte në bashkëpunim me amerikanët.

“Kurgjo pa amerikanë nuk ndodh, unë të nesërme e kisha fillu këtë proces me mirësjellje me kërkesë për ndihmë ekspertëve të SHBA-së… s’është e vonshme, nuk është bre shkencë ajo këta veç s’kanë deshtë, s’kanë ditë ose s’kanë guxu për një javë kryhet ajo punë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, drafti aktual është autonomi politike për serbët e Kosovës.

“Mendoj se është një draft i keq, i cili rrezikon absolutisht jo në ditën e themelimit të asociacionit, por 6 muaj ose 5 vjet pas me pasë një entitet i cili përveç e një autonomie politike e rrezikon edhe funksionimin shtetit të Kosovës dhe është fatkeqësi pse ka ardhur deri këtu , sepse ky është një tekst i cili e ka prodhuar Albin Kurti me mosveprimin e tij”, është shprehur Krasniqi.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixiku.

Ai e ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti që e ka sjell Kosovën në situatën aktuale.

“Çka bëri? E hapi pakon dialoguese me Serbinë, ka përfundu me një marrëveshje të Ohrit që ka brenda kapërcim të së kaluarës, autonomi, e ka heq njohjen dhe Kisha Serbe që nuk ka ardhë ende. Ne kemi pasë reagim refuzues për Marrëveshjen e Ohrit. Pas saj, kemi dalë, i kemi thënë të lutem bëje Asociacionin sipas Kushtetutës të Kosovës sepse kishim kërkesa dhe garanca nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Arsyetimi i tij në Kuvendin e Kosovës, ka qenë kështu: nuk mund ta bëj draftin se më pas ndërmjetësi na e sjell një draft që është më i keq”, ka thënë Abdixhiku në emisionin “Pressing”.

Nëse vije në pushtet, ai ka thënë në start do ta fillojë një dialog me SHBA-të për këtë çështje.

“Çka do të bëj unë si kryeministër? Besoj se na duhet një dialog me ShBA-të, në start. Ne jemi zotues për Asociacionin. Ne do ta bëjmë një Asociacionin që nuk është autonomi e Kurtit. Duhet ta shmangim atë, se është rrezik, nuk na duhet as njohja kështu, këta e pranuan që është Republikë Serbe po kështu nuk na duhet as njohja”, ka deklaruar ai.

Tags: Asociacioni i Komunave me Shumicë SerbeLidhja Demokratike e KosovesLumir Abdigjikumemli krasniqiPartia Demokratike e Kosovës
ShareTweetShare
Previous Post

Gjuajtje me armë në Gjakovë

Next Post

Aksident trafiku, lëndohen dy persona

Next Post
Aksident trafiku, lëndohen dy persona

Aksident trafiku, lëndohen dy persona

Lajmet e fundit

Një veturë e vjedhur në Gjermani, gjendet nga policia në Malishevë

Një veturë e vjedhur në Gjermani, gjendet nga policia në Malishevë

19/05/2025
Punëtorët e “Infrakos” dhe “Trainkos” protestojnë, kërkojnë rritje pagash

Punëtorët e “Infrakos” dhe “Trainkos” protestojnë, kërkojnë rritje pagash

19/05/2025
Clinton reagon pasi Biden u diagnostikua me kancer: Miku im ka qenë gjithmonë një luftëtar

Clinton reagon pasi Biden u diagnostikua me kancer: Miku im ka qenë gjithmonë një luftëtar

19/05/2025
Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për ekonominë vendore

Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për ekonominë vendore

19/05/2025
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

19/05/2025
Efektet pozitive të pushimeve për trurin dhe trupin

Efektet pozitive të pushimeve për trurin dhe trupin

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Një veturë e vjedhur në Gjermani, gjendet nga policia në Malishevë

Një veturë e vjedhur në Gjermani, gjendet nga policia në Malishevë

19/05/2025
Punëtorët e “Infrakos” dhe “Trainkos” protestojnë, kërkojnë rritje pagash

Punëtorët e “Infrakos” dhe “Trainkos” protestojnë, kërkojnë rritje pagash

19/05/2025
Clinton reagon pasi Biden u diagnostikua me kancer: Miku im ka qenë gjithmonë një luftëtar

Clinton reagon pasi Biden u diagnostikua me kancer: Miku im ka qenë gjithmonë një luftëtar

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.