GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Arsim

PDK e LDK paralajmërojnë kallëzim penal ndaj Nagavcit për mos sigurimin e librave: Shkaktoi dëme ekonomike e emocionale

05/09/2023
në Arsim, Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
PDK e LDK paralajmërojnë kallëzim penal ndaj Nagavcit për mos sigurimin e librave: Shkaktoi dëme ekonomike e emocionale
Share on FacebookShare on Twitter

Librat nuk u siguruan. U gjet një formë e aplikimit, e cila u kritikua si tejet e komplikuar për prindërit. Opozita thirri seancë të jashtëzakonshme, të cilën e bojkotuan deputetët e shumicës parlamentare. Opozita pas orarit të seancës që s’u mbajt, paralajmëroi hapa të tjerë ligjor ndaj Nagavcit.

Sipas tyre, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci duhet të mbahet përgjegjëse penalisht për mos sigurimin e librave për fëmijët, e shkaktimin e dëmeve ekonomike e emocionale në familjet e qytetarëve që shkollojnë fëmijët.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në një deklarim për medie, pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme për librat, ka paralajmëruar se do të bëjnë kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Gashi ka thënë se deputetët e VV-së u sollën në mënyrë joinstitucionale.

“Ata u sollën në mënyrë jo institucionale, duke i pamundësuar Kuvendit që të shohë se ku janë problemet në lidhje me librat dhe cilat janë veprimet dhe mosveprimet që i ka bërë Qeveria. Qeveria është në shkelje të ligjit për tekste shkollore dhe në shkelje të ligjit parauniversitar. Kjo është një shkelje shumë e rëndë që Ministria po e bën dhe për këtë do të përballen, sipas gjitha gjasave edhe me ndjekje penale ministrja e Arsimit.” – ka thënë Gashi.

Më tej, ai ka thënë se qeveria ka shkaktuar dëm ekonomik dhe emocional.

“Mendoj që paaftësia e qeverisë për ta menaxhuar këtë proces ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik dhe dëm emocional për prindërit dhe nxënësit i cili është dëm pariparueshëm.” – ka thënë ai.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur bindjen se Nagavci duhet të mbahet përgjegjëse penalisht për mos sigurimin e librave. Kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi, në seancën e pambajtur të jashtëzakonshme tha se Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka “përgjegjësi përveç politike edhe penale” në dështimin e obligimit ligjor dhe shtetëro për sigurimin e teksteve për nxënësit në shkollat fillore, ndërkaq Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, paralajmëroi se si parti do të ngrisin edhe kallëzim penal dhe Arbërie Nagavcit. Abelard Tahiri tha se Nagavci “ka bërë shkelje penale” për çka edhe “do të ndiqet penalisht”.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, gjithashtu tha se Lëvizja e kthyer në Parti, Vetëvendosje, sot iku nga përgjegjësia dhe ballafqimi në seancën e thirrur nga opozita për çështjen e librave. Për Ministren Nagavci tha se “ajo nuk ka arritur të përmbushë obligimin e saj ligjor”.

Arsyetimi i pushtetit për seancën që nuk u mbajt

Ardian Golës si Kryetar i Komisionit Parlamentar për Arsim i ra barra e arsyetimit të mospjesëmarrjes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar për rrëmujën e krijuar me çështjen e librave, ku është hequr dorë nga praktika e kahershme dhe funskionale e furnizimit të shkollave me tekste, për t’ua kaluar një obligim ligjor të shtetit vetë prindërve si barrë për sigurim të librave për fëmijët e tyre.

Por, Kryetari Gola, pati “arsye” pse nuk morrën pjesë.

Kjo seancë e thirrur nga opozita, tha ai, “si pasojë do ta kishte prishjen e disponimit të fëmijëve në fillim të një viti të mbarë shkollor”. Por, edhe sepse duke qenë që opozita e “cilësoi abritrarisht si proces të dështuar” ai tha se “vetë pjesëmarrja jonë në një seancë ku cilësohet si dështim është përligje e dështimit dhe ne kemi refuzuar a prori që të marrin pjesë në këso seancash”.

“Jo seanca të cilat vlerësohen përmes cilësimeve arbitrare dhe me pasojë prishjen e disponimit të fëmijve në një fillim të një viti të mbarë shkollor. Kështu që kjo është arsyeja që ne si GP kemi vendosur të mos marrim pjesë në këtë seancë”, tha Ardian Gola.

Sociollogu Gola, në tentim për të arsyetuar të pamundshmen – stërmundimin e prindërve për të blerë tekste, rradhët e gjata nëpër librari, endjet nga disa herë të prindërve për të gjetur libra që mungojnë, s’janë botuar, e dhjetëra probleme tjera – thotë se këto probleme kanë qenë edhe në të kaluarën. Po, po. Gola e thotë këtë.

“Pak a shumë edhe sikurse vitet e kaluara kemi pasur vonesë në sigurimin e teksteve shkollore. Por, meqë ka qenë kështu çdo vit, ne ende nuk e dimë saktë nëse kjo vonesë është për shkak të vendimit të ndërmarrë nga Qeveria apo për shkaqet të cilat kanë qenë evidente edhe në të kaluarën. Sepse është në vitet e kaluara kur ka pasur negocim të çmimit prap kemi pasur vonesa të teksteve”, tha deputeti.

Tags: akuzaldklibratministrjanagavcipdkshkolla
ShareTweetShare
Previous Post

Kajtazi: Kurti duhet ta thërrasë Memli Krasniqin për zgjidhjen e krizës së veriut

Next Post

Moti sot në kosovë

Next Post
Sot mot më i freskët dhe me vranësira, nga nesër temperaturat nisin të rriten

Moti sot në kosovë

Lajmet e fundit

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.