PDK dhe LDK kanë lëshuar sallën e Kuvendit pasi nuk pati kuorum për kërkesën e tyre për debat lidhur me shtrenjtimin e rrymës.
Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri kërkoi që si çështje emergjente të diskutohet rritja e energjisë elektrike, por nuk gjeti përkrahje sepse deputetët e VV-së as nuk abstenuan as nuk dolën kundër, gjë që bëri të mos ketë kuorum.
Pas kësaj, PDK dhe LDK lëshuan Kuvendin si shenjë proteste, ndërsa AAK vazhdon të jetë e pranishme