Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se PDK s’ka votë për kandidaturën e LVV-së për kryetare të Kuvendit, meqë sipas tij Haxhiu s’është dinjitoze.
Ai ka përmendur gjuhën e ashpër dhe qasjen që Haxhiu ka përdorur ndaj partive opozitare.
“Sa i përket PDK-së qëndrimi është i njëjtë. S’ka votë për dikë që s’është i denjë për pozitën e kryetarit të Kuvendit”, ka thënë Qalaj.
Sa i përket ndërrimit të formës së votimit, Qalaj ka thënë se qëndrimi i PDK-së do të mbetet i njëjtë si në seancën e kaluar.
“Për formën e votimit, prapë votimi do të jetë i njëjtë”, ka thënë Qalaj. /Gazeta Papirus/