Pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, e cila kërkoi që Kuvendi të mblidhet brenda 48 orëve pas dështimit të seancës konstituive ditën e djeshme, ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, transmeton Gazeta Papirus.
Çitaku konfirmoi se PDK do të marrë pjesë në seancë dhe është e gatshme të vazhdojë procesin parlamentar.
“Po na obligon rregullorja që ta takohemi çdo 48 orë – dhe ne do të jemi aty,” u shpreh Çitaku përBlic.
Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani i ka kthyer përgjigje kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, i cili iu drejtua asaj me kërkesën për “sugjerime” pasi e ndërpreu seancën për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve